Arrestohet 58-vjeçari në Pukë, kultivonte 105 bimë kanabisi dhe mbante pistoletë pa leje
Një 58-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi u kap duke kultivuar 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në një parcelë në tokë publike, në fshatin Kodërbojë. Policia ndërhyri pas disa javësh hetime dhe finalizoi operacionin e koduar “Gjurmimi”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin T. Ll., banues në Kodërbojë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët gjetën edhe një pistoletë me një krehër me municion luftarak. Bimët narkotike u asgjësuan me djegie, ndërsa arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 58-vjeçari do të përballet me akuzat për “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës. Njoftimi i polcisë: Pukë/Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmimi”, si rezultat i hetimeve të...
Burimi:
syri.net