Kultivonte 105 bimë kanabisi dhe mbante pistoletë në banesë, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

Kultivonte 105 bimë kanabisi dhe mbante pistoletë në banesë, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për disa javë, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Gjurmimi”. Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u arrestua shtetasi: Tonin Lleshi 58 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë. Ky shtetas u kap në flagrancë në fshatin Kodërbojë, në një parcelë në tokë publike, ku ishin kultivuar 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe...