Aksident i rëndë në Unazën e Madhe/ Përplasen automjeti dhe fadroma, një person i plagosur
Një aksident është regjistruar në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës.Paraprakisht raportohet se një automjet është përmbysur së bashku me një fadromë, duke përfunduar në mes të rrugës. Nga të dhënat e para, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.Në vendngjarje po mbërrijnë shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
javanews.al