Lamallari prezanton drejtorin e komanduar të Mbrojtjes nga Zjarri, ish-nëndrejtori i Policisë Tiranë merr detyrën: Parandalimi, prioriteti kryesor

Lamallari prezanton drejtorin e komanduar të Mbrojtjes nga Zjarri, ish-nëndrejtori i Policisë Tiranë merr detyrën: Parandalimi, prioriteti kryesor

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka prezantuar sot (17 gusht) drejtorin e ri të komanduar të Drejtorisë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Ervis Gjoshi. Gjoshi (foto kryesore me ministrin) do të ushtrojë detyrën e drejtuesit të komanduar të këtij institucioni. “Me një karrierë prej 18 vitesh në Policinë e Shtetit, me përvojë të gjatë në drejtimin e strukturave të sigurisë, si zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë në DVP Tiranë dhe më herët si shef Komisariati në Dibër, ai sjell në këtë detyrë eksperiencën dhe përgjegjshmërinë e nevojshme për një strukturë kaq të rëndësishme. Rishikimi i kuadrit ligjor për MZSH dhe një program kombëtar për parandalimin e zjarrit mbeten prioritet për detyrën që i është besuar”, shprehet ministri Lamallari. Në vijim...