79 ditë protestë, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan…
Analisti Ermal Hasimja, i ftuar në një studio televizive ka analizuar qëndresën 79-ditore të protestuesve në Shqipëri, duke zbërthyer faktorët që po ushqejnë këtë protestë, efektet e saj në shoqëri dhe arsyet pse kryeministri Edi Rama e ka të vështirë të tërhiqet. Sipas tij, jetëgjatësia e jashtëzakonshme e kësaj proteste vjen nga fakti se qytetarët gjetën gjuhën e përbashkët përtej ndarjeve politike tradicionaliste. Ai theksoi se sot në shesh bashkohen njerëz të së majtës, të së djathtës, punonjës të administratës dhe grupime të ndryshme opozitare. Lëvizja qytetare ka sjellë disa arritje kryesore në shoqëri. Së pari, ajo ka thyer intimidimin, pasi qytetarët dhe punonjësit e administratës publike nuk kanë më frikë të dalin dhe të shprehin pakënaqësinë e tyre. Po ashtu, protesta ka shërbyer si...
Burimi:
sot.com.al