U arrestua për ‘ndërtimet pa leje’, Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin!
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Apeli ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj, duke ndryshuar masën e sigurimit ndaj tij nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’. Po ashtu mësohet se vendimi është dhënë nga gjyqtarja Natasha Mulaj. Ish-drejtuesi i Policisë u ndalua më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën dyshimet për shpërdorim detyre lidhur me ndërtimet pa leje në zonën e Sarandës dhe Ksamilit.
Burimi:
sot.com.al