Zjarri në hotelin “Brooklyn”/ Gonxhja: Siguria e pushuesve, prioritet absolut

Zjarri në hotelin “Brooklyn”/ Gonxhja: Siguria e pushuesve, prioritet absolut

Pas zjarrit që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, ku gjashtë pushues mbetën të plagosur, institucionet kanë nisur kontrolle në strukturat akomoduese në të gjithë vendin. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mblodhi këtë të hënë online TaskForcën Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik 2026, ku kërkoi intensifikimin e verifikimeve për kushtet e sigurisë në hotele dhe struktura të tjera akomoduese. Në fokus të kontrolleve janë kushtet teknike të ndërtesave, masat e mbrojtjes nga zjarri, funksionimi i sistemeve të sigurisë, daljet e emergjencës, sinjalistika dhe planet e evakuimit. Gonxhja theksoi se siguria dhe respektimi i standardeve për pushuesit përbëjnë “prioritet absolut”, ndërsa kërkoi koordinim më të fortë mes institucioneve dhe ndërhyrje të menjëhershme në rast të konstatimit të problematikave. Kontrollet do të shoqërohen edhe...