“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet” – Italiania i bashkohet protestës te Kryeministria, bën thirrje në shqip: Rama jepe
Protestës së qytetarëve përpara Kryeministrisë, i është bashkuar edhe një italiane. Teksa mori fjalën përpara protestuesve te Kryeministria, ajo theksoi se është e rëndësishme që zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. “Populli shqiptar mirëmbrëma. Unë jam italiane. Unë ndihem një prej jush. Jemi këtu sepse mendojmë se zëri i qytetarëve duhet dëgjuar. Edhe pse jam italiane, ndihem afër këtij komuniteti.“, tha mes të tjerash qytetarja italiane. Në fund, ajo bëri thirrje në shqip: ”Rama jepe dorëheqjen”.
Burimi:
gijotina.com