Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve

Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve

Aktivisti Arben Kola komentoi zjarret që kanë prekur vendin prej ditësh, duke thënë se natyra shqiptare është nën sulm ndërsa qeveria ndodhet në gjumë. Ai ironizoi edhe faktin se Policia e Shtetit përdor makina me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, por nuk i përdor ato për të shuar zjarret. “Shqiptarët dhe shqiptaria e kanë jetën e lidhur shumë ngushtë me natyrën por këto ditë natyra shqiptare është nën një sulm të paprecedentë. Qeveria dhe policia është në gjumë. Mjafton të shihni zjarrvëniet e qëllimshme në Lurë, Dajt, Mirditë e jug të Shqipërisë. Dronët e policisë nuk punojnë. A keni parë për të fikur zjarre? Ato makinat që hedhin gaz lotsjellës ndaj protestuesve paqësorë, mund të hedhin edhe ujë ndaj zjarreve dhe nuk...