Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup
Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti të rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Porto Palermo, Himarë, ku një skaf ka marrë flakë gjatë punimeve për riparimin e motorit. Të dëmtuarit janë 25-vjeçari Mateo Merdanaj, 18-vjeçari Aleks Doda, 40-vjeçari Xhemal Ismailaj dhe 38-vjeçari Ardinant Qaziu. Të katër kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Si ndodhi ngjarja Sipas të dhënave paraprake, katër personat ndodheshin pranë skafit dhe po punonin për riparimin e motorit të tij. Në rrethana që ende nuk janë përcaktuar plotësisht, benzina dyshohet se ka rënë në kontakt me një burim ndezjeje, duke shkaktuar përhapjen e flakëve dhe më pas shpërthimin. Incidenti ka ndodhur në një zonë ku skafi ndodhej për ndërhyrje në motor, ndërsa katër personat kanë...
Burimi:
gijotina.com