Një kaskë speciale, Vershtapen dhe “lamtumira” e tij nga Zandvorti
Pa sentimentalizma, por me një dozë trishtimi. Kështu Maks Vershtapeni i thotë lamtumirë, ose më mirë “shihemi së shpejti”, pistës së Zandvortit, e cila të paktën në aventurën e tij në Formula 1 mbyll një etapë në vitin 2026. Pista e Holandës iu rikthye kalendarit të Formula 1 në vitin 2021, pas një rikonstruksioni të thellë, dhe ka qenë një pistë talisman për katër herë kampionin e botës, i cili ka regjistruar tri fi tore dhe ka dalë gjithmonë në podium. Dihej tashmë se Zandvorti nuk do të jetë pjesë e kalendarit të Formula 1 në vitin 2027 dhe piloti holandez dëshiron t’i japë një lamtumirë të madhe garës së shtëpisë. Duke nisur me një kaskë speciale, të cilën e prezantoi në rrjetet sociale. Ajo...
Burimi:
gijotina.com