Infantino nuk ia fal kritikat kundër tij, shkarkon nga puna një zyrtar të lartë të FIFA-s

Infantino nuk ia fal kritikat kundër tij, shkarkon nga puna një zyrtar të lartë të FIFA-s

Kritikat kundër Xhani Infantinos për projektin e shitjes së kuotave të Kupës së Botës, i kanë kushtuar shtrenjtë shefit operativ të FIFA-s, Kevin Lamur. Ai është larguar nga detyra e tij pak ditë pasi akuzoi presidentin e FIFA-s se kishte “mashtruar” stafin e organizatës. Sipas “Sky News”, FIFA ka lajmëruar nëpunësit e saj sot për këtë ndryshim të rëndësishëm në radhët e drejtuesve, pa specifikuar në çfarë mënyrë kishte ndodhur kjo ndarje e papritur. Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Matias Grafstrom, u ka shkruar zëvendëspresidentëve dhe anëtarëve të Këshillit të FIFA-s, duke i shpjeguar largimin me “dakordësi mes palëve”. Lamur e kishte cilësuar “projekti i një personi të vetëm”, planin e Infantinos për të shituar kuotat e Kupës së Botës dhe nuk kishte ngurruar ta...