Mbyllet protesta e 79-të/ Qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen!
Mbyllet protesta e 79-të qytetare. Pas fjalimeve para Kryeministrisë dhe marshimit në rrugët e Tiranës, qytetarët kanë përfunduar protestën me thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës. Protesta e 79-të nisi me grumbullimin e qytetarëve në shesh, të cilët më pas u nisën drejt Kryeministrisë. Para godinës së qeverisë u mbajtën fjalimet e protestuesve, ndërsa nuk munguan thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama. “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Rama në burg!” ishin disa prej thirrjeve që u dëgjuan gjatë protestës. Pas fjalimeve, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës. Protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Pas marshimit, protesta e 79-të u mbyll. Protestuesit thanë se do të vijojnë protestat dhe se kërkesa e tyre mbetet...
Burimi:
syri.net