Ukraina kërkon të dyshuarin për skandalin e armatimit, gjurmimi i parave çon edhe në Bosnje

Ukraina kërkon të dyshuarin për skandalin e armatimit, gjurmimi i parave çon edhe në Bosnje

Pothuajse katër vjet pas skandalit në të cilën u përvetësuan paratë e destinuara për blerjen e armatimit nga Ukraina për mbrojtjen ndaj pushtimit rus, çështja po hetohet nga institucionet e drejtësisë në disa shtete, ndërsa gjurmimi i parave çon edhe në Bosnje e Hercegovinë. Prokuroria ukrainase konfirmoi për Radion Evropa e Lirë (REL) se Matias Zubak, një sipërmarrës kroat dhe pronar i njërës prej kompanive që morën pjesë në blerjen e dështuar, ka statusin e të dyshuarit dhe se është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës porositi në tetor 2022 nga kompania ukrainase Lviv Arsenal 100.000 predha mortajash, me vlerë 36.6 milionë dollarësh. Paratë u paguan paraprakisht, por predhat nuk u dorëzuan kurrë, ngjarje për të cilën REL-i kishte raportuar më herët....