“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se nëse protestat që po zhvillohen në Tiranë do të vijojnë me një pjesëmarrje prej 2 mijë personash dhe pa lidership, janë të destinuara të degradojnë. Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report Tv, ku tha se kjo mënyrë e të protestuarit, jo vetëm që nuk e rrëzon dot qeverinë, por sipas tij, i forcon më tepër kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Sali Berisha. “Mendoj që momentalisht protestën e ndan një kufij shumë i hollë mes suksesit dhe degradimit. Nëse kjo protestë do të vijojë në këto përmasa, nëse kjo protestë do të vijojë me 2 mijë vetë, nëse kjo protestë do vijojë pa organizim, strukturim, lidership, program, atëherë kjo protestë është e destinuar jo vetëm të...