Identifikohen katër të plagosurit nga zjarri në skafin në Porto Palermo, një prej tyre me 50% të trupit të djegur
– Një ngjarje e rëndë ndodhi pak minuta më parë në Porto Palermo, ku motorri i një skafi shpërtheu dhe si pasojë e kësaj u plagosën disa persona. Të lënduar kanë mbetur 25-vjeçari Mateo Merdanaj, 18-vjeçari Aleks Doda, 40-vjeçari Xhemal Ismailaj dhe 38-vjeçari Ardinant Qaziu. Bëhet me dije se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, pasi ka 50% të trupit të djegur. Katër personat pësuan djegie pasi benzina në pjesën e motorit dhe në serbator dyshohet se mori flakë gjatë punimeve. Dyshohet se njëri prej personave po konsumonte cigare në momentin kur benzina mori flakë, gjë e cila shkaktoi edhe shpërthimin e mjetit të ujit. Aktualisht ata po transportohen drejt Vlorës, ndërsa më pas pritet të dërgohen në Tiranë për të marrë një...
Burimi:
argjiroja.net