Në Divjakë protestojnë sërish kundër shkrirjes së bashkisë: Një kapriço politike
Banorët e Divjakës kanë vijuar protestën kundër propozimit të Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Prej 17 ditësh, banorët e divjakës po kundërshtojnë masivisht shkrirjen e bashkisës së tyre dhe bashkimin me Lushnjën. Gjatë tubimit, banorët u bënë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë, pasi sipas tyre, bashkia nuk mund të shkrihet për një kapriço politike. Ata janë shprehur të vendosur se do vijojnë ta mbrojnë Divjakën. “Do e mbrojmë Divjakën tonë”, tha një qyetar. Në vijim të protestës, një qytetar ka deklarua se Rama do ta përqendrojë pushtetin në një dorë. Qytetarët kanë shtruar edhe pyetjen se si mund të shkrihet një bashki për çështje politike. “Kjo gjë është jokushtetuese. Këta duan që të përqendrojnë...
Burimi:
argjiroja.net