Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë
Një zjarr ka përfshirë një hotel në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, rreth orës 04:05 të mëngjesit. Si pasojë e flakëve janë lënduar 6 pushues, 5 prej të cilëve janë shtetas të Kosovës dhe një tjetër nga Rrësheni. Sipas Policisë së Vlorës, pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Djegieve në Tiranë. Dy prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup. Ndërkohë, një tjetër i lënduar po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Nga zjarri janë shkaktuar edhe dëme materiale. Nga hetimet paraprake, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, ka rezultuar se zjarri ka qenë aksidental. Sipas policisë, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi, i cili ndodhej...
Burimi:
argjiroja.net