ZYRTARE/ Publikohet axhenda, mësoni oraret kur luajnë Egnatia dhe Dinamo në play-off këtë javë. Rrogozhinasit bëjnë një ndryshim
Skuadrat e Egnatias dhe Dinamos do të luajnë këtë të enjte ndeshjet e tyre të play-off në kompeticionet ndërkombëtare ku marrin pjesë, ndërsa tashmë është mësuar edhe axhenda e përballjeve. Egnatia do të luajë ndeshjen e parë të play-off të Ligës së Europës përballë norvegjezëve të Lilestrom këtë të enjte. Sfida, e cila do të zhvillohet në “Egnatia Arena”, është programuar të nisë në orën 19:00. Rrogozhinasit duket se kanë vendosur të ndryshojnë orarin e ndeshjes, në krahasim me atë të turit të tretë ndaj Shemrok Rovers, ku takimi nisi në orën 21:00. Ndërkohë, te Dinamo nuk ka ndryshime në orar. Ndeshja e së enjtes në play-off të Ligës së Konferencës ndaj Pafos do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, që mbetet...
Burimi:
gijotina.com