Operacioni “Befasia” në Pogradec/ Sekuestrohen automatik e municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari
Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Në pranga ka rënë një 44-vjeçar, pasi gjatë kontrolleve në dy banesat e tij u gjetën një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Bazuar në informacionet operative dhe kontrollet e kryera me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, forcat e policisë ushtruan kontroll në dy banesat që shtetasi B. B. zotëron në lagjen nr. 3 të qytetit të Pogradecit dhe në fshatin Vërdovë. Gjatë kërkimeve, uniformat e pluta gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik së bashku me municionin përkatës luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi B. B., 44 vjeç, u arrestua...
Burimi:
gijotina.com