Kabinat elektrike në Sarandë, Zhupa: Nuk mund të presim një tragjedi që institucionet të kujtohen të ndërhyjnë

Kabinat elektrike në Sarandë, Zhupa: Nuk mund të presim një tragjedi që institucionet të kujtohen të ndërhyjnë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar gjendjen e kabinave elektrike të vendosura buzë rrugëve në Sarandë, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e qytetarëve në kushtet e temperaturave të larta. Përmes një reagimi publik, Zhupa ironizon mënyrën e mirëmbajtjes së kabinave, ku  janë vendosur freskuese për të shmangur mbinxehjen, ndërsa kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet. Ajo kërkon një inspektim urgjent për të verifikuar gjendjen teknike, respektimin e standardeve të sigurisë dhe kapacitetin e kabinave për të përballuar temperaturat e larta, duke paralajmëruar se nuk duhet pritur një incident apo tragjedi për të ndërhyrë. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: E dhimbshme dhe njëkohësisht qesharake se në çfarë gjendjeje është katandisur shteti! Këto janë kabinat elektrike buzë rrugëve në Sarandë. Në mes të qytetit,...