Rama komenton përplasjen me Spiropalin dhe takimin e Arubës: Nxirrni provat

Rama komenton përplasjen me Spiropalin dhe takimin e Arubës: Nxirrni provat

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për median britanike UnHerd, ka komentuar protestat, projektin e zhvillimit në Zvërnec, akuzat e opozitës për lidhje me krimin e organizuar dhe pretendimet se Shqipëria është një “narko-shtet”, apo me përplasjet e brendshme në PS. Një nga temat kryesore të intervistës ishte projekti i planifikuar në zonën e Zvërnecit, për të cilin ka pasur kundërshtime dhe protesta. Rama tha se qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti, por paralajmëroi një proces konsultimi me komunitetin. Në intervistë është diskutuar edhe kundërshtimi i disa banorëve ndaj zhvillimit të zonës bregdetare. Sipas materialit të publikuar nga UnHerd, debate lidhet me faktin nëse kjo pjesë e bregdetit duhet të mbetet tokë publike apo të zhvillohet përmes investimeve turistike. Rama kujtoi edhe protestat...