Në kërkim nga SPAK, ekstradohen nga Rumania e Britania dy të kërkuarit për vrasje

Në kërkim nga SPAK, ekstradohen nga Rumania e Britania dy të kërkuarit për vrasje

Policia e Shtetit ka finalizuar faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët në Spanjë, Rumani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Operacioni ka çuar në arrestimin e dy personave të kërkuar për llogari të drejtësisë shqiptare. Në Rumani u bë i mundur arrestimi i shtetasit Aurel Hoxhallari, 49 vjeç, i lindur në Tiranë, i cili do të ekstradohet drejt Shqipërisë. Ai kërkohej nga GJKKO që prej prillit të vitit 2018 për veprat penale të vrasjes me paramendim, grupit të strukturuar kriminal dhe mbajtjes pa leje të armëve e drogës. Ai akuzohet se më 29 janar 2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, në bashkëpunim me një shtetas grek dhe persona të tjerë, vrau me armë zjarri shtetasin D. K....