Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim të ri mbi situatën e zjarreve në vend. Përmes një njoftimi zyrtar, Mbrojtja bën me dije se deri në orën 14:00 janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim. Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 387 forca operacionale dhe 23 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore. Në Malin e Dajtit, po vijon puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim. Në...
Burimi:
gijotina.com