“Protesta në 77 ditë krijoi një manifestim të ri politik”/ Marjana Koçeku: Politika e vjetër përqesh qytetarin dhe refuzon ta dëgjojë

“Protesta në 77 ditë krijoi një manifestim të ri politik”/ Marjana Koçeku: Politika e vjetër përqesh qytetarin dhe refuzon ta dëgjojë

Deputetja e pavarur, e larguar nga grupi i Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka bërë një tjetër postim kundër kryeministrit Edi Rama ndërsa protesta e qytetarëve për largimin e tij nga pushteti ka hyrë në ditën e 78-të. Në postim, ajo shkruan se protesta ka arritur të mbjellë atë që politika e 35 viteve nuk ka mundur dhe nuk ka dashur të bëjë. Sipas saj, ndërsa brezi i ri është zgjuar dhe po dëshmon një kulturë të re, politika e vjetër e refuzon. “77 ditë protestë u deshtën për me mbjellë çka politika e 35 viteve as nuk ka mujtë, as nuk ka dashtë: vetëdijen se publikja dhe e përbashkëta na përkasin të gjithëve dhe se qytetari nuk asht spektator, por protagonist i vendit të vet....