E rëndë në Vlorë, 69-vjeçari i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

E rëndë në Vlorë, 69-vjeçari i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Mallkeq, në Vlorë. 69-vjeçari me inicialet K. B. dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatike, në oborrin e banesës së tij. Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se vuante nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore për të dokumentuar ngjarjen dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e saj. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.