Dy vatra zjarri mbeten aktive në Mirditë, zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët

Dy vatra zjarri mbeten aktive në Mirditë, zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët

Situata e zjarreve vijon të mbetet problematike në disa zona të Mirditës. Në fshatin Tharrë, ndërhyrja e një helikopteri bëri të mundur frenimin përkohësisht të flakëve, por era e fortë ka favorizuar riaktivizimin e vatrës. Aktualisht, zjarri po monitorohet nga forcat zjarrfikëse, të cilat vijojnë të jenë në terren për të parandaluar përhapjen e flakëve. Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri në Lufaj ndodhet pranë banesave. Forcat zjarrfikëse po monitorojnë situatën dhe po punojnë për mbajtjen nën kontroll të flakëve. Në ndihmë të operacionit ka mbërritur edhe një automjet zjarrfikës nga Mati.