Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohen 6 persona/ Pezullohen edhe dy policë të dypunësuar si roje

Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohen 6 persona/ Pezullohen edhe dy policë të dypunësuar si roje

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku u dhunua shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli. Për ngjarjen janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre administratori i lokalit ku ndodhi konflikti, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas Policisë, rreth orës 03:20, në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Butrinti”, rojet e sigurisë së lokalit ishin konfliktuar me disa persona, pa njoftuar shërbimet e Policisë. Në atë moment, Bakalli, i cili po kalonte rastësisht me automjetin e tij, ka ndaluar, është prezantuar si punonjës policie dhe ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Policia bën me dije se rojet e sigurisë nuk kanë ndërprerë konfliktin, por...