Shqiptarët protestojnë për varfërinë, Gonxhja flet për miliona shpenzime: Do investojmë kokëfortësisht për evente

Shqiptarët protestojnë për varfërinë, Gonxhja flet për miliona shpenzime: Do investojmë kokëfortësisht për evente

Ndërsa prej tre muajsh shqiptarët dalin në shesh duke protestuar për ekonominë, çmimet, varfërinë dhe mënyrën se si qeveriset vendi, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, duket se ka zgjedhur t’u përgjigjet me një tjetër arsyetim për milionat e shpenzuara për evente. Në një kohë kur qeveria është përballur me kritika të forta për financimin publik të koncertit të Kanye West në Tiranë, Gonxhja riktheu edhe një herë argumentin se paratë për eventet janë investim për promovimin e Shqipërisë. Madje, për të justifikuar miliona eurot e shpenzuara për koncertin, ministri solli si shembull një panair në Berlin, duke  deklaruar se Shqipëria shpenzon rreth 3 milionë euro për vetëm tre ditë event dhe 250 metra pavijon. Pra, sipas logjikës së ministrit, problemi nuk është...