Protestuesi i revoltuar: Rama dha 4.2 mln euro për tallava, por zjarrfikëset janë të kohës së ‘qepës’
Një qytetar deklaroi nga protesta e sotme se si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe kreu i PD, Sali Berisha e kanë humbur legjitimitetin politik, ndërsa akuzoi qeverinë për largimin e të rinjve, goditjen e biznesit dhe keqmenaxhimin e fondeve publike. Duke iu referuar situatës së zjarreve, protestuesi e krahasoi shpenzimin prej 4.2 milionë eurosh për koncertin e Kanye Ëest me mungesën e mjeteve zjarrfikëse në zonat e prekura nga flakët. Ai kërkoi gjithashtu që në protestë të bashkohen pensionistët, të rinjtë dhe qytetarët që, sipas tij, janë prekur nga politikat e qeverisë. “78 ditë në protestë. Po ta llogariësh nga një deputet përditë do të thotë 78. Ne kemi qeverinë tashmë. Edi Rama dhe Berisha kanë rënë. Janë deligjitimuar. Kanë ngritur një sistem për grabitjen...
Burimi:
gijotina.com