Sulmoi protestuesit, gazetari ‘thumbon’ ministrin Gonxhja: Nëse janë kaq pak, pse ju shqetësojnë?
Gazetari Osman Stafa ka ironizuar reagimin e ministrit Blendi Gonxhja ndaj protestuesve, duke e cilësuar gjuhën e përdorur prej tij si të papërshtatshme për një përfaqësues të qeverisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Stafa ngre pikëpyetjen se përse një ministër i Republikës merret kaq gjatë me numrin, moshën, profesionin dhe bindjet e qytetarëve që protestojnë, kurse shqetësimet reale të tyre mbeten pa përgjigje. Stafa e vendos theksin te paradoksi se, nëse protestuesit janë vërtet aq të parëndësishëm sa i përshkruan Gonxhja, atëherë pse një ministër ndien nevojën t’u kushtojë një reagim kaq të gjatë? Në fund, gazetari e mbyll statusin me një tjetër thumbim ndaj ministrit duke i kujtuar se “sa protestues duhen që një ministër të tregojë nivelin që përfaqëson? Në rastin tuaj...
Burimi:
gijotina.com