Aktivisti: Kryeministri kërkon ta shpërndajë protestën para shtatorit, s’ka forcë që na largon nga sheshi pa e hequr atë

Aktivisti: Kryeministri kërkon ta shpërndajë protestën para shtatorit, s’ka forcë që na largon nga sheshi pa e hequr atë

Një aktivist denoncoi nga sheshi para Kryeministrisë qëllimet e qeverisë për të bërë të mundur shuarjen e protestës qytetare, e cila sot shënon ditën e 78-të. Teksa mori fjalën, ai tha se njerëz të afërt pranë kryeministrit i kanë premtuar atij shuarjen e protestës para shtatorit. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në rezistencën e tyre deri në largimin e tij. “Qëllimi për të cilin kemi dalë në shesh është vetë Shqipëria. Njerëzit më të afërt me kryeministrin i kanë dhënë fjalën se do ta shpërndajnë këtë protestë pa ardhur shtatori dhe është momenti me qëndresën tonë që t’i tregojmë se nuk ka forcë që e largon këtë popull nga ky shesh pa të larguar ty”, tha ai.