“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit të mbetur në tentativë në Elbasan
Poli Boriçi dyshohet se tentoi të vriste një ditë më parë në Elbasan Ermir Kërtezin për hakmarrje. Pas atentatit të dështuar, autori ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve, ku ka deklaruar se e kishte planifikuar vrasjen e 50-vjeçarit për të marrë hak për vëllanë e tij. Sipas tij, Ermir Kërtezi i ka plagosur vëllain 15 vite më parë dhe për pasojë, ai ka mbetur i paralizuar. Por nga ana tjetër, shënjestra e atentatit, Ermir Kërtezi, ka deklaruar se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar dhe se dy familjet banonin pranë njër tjetres dhe nuk kanë patur probleme për një dekadë e gjysmë. Për këtë arsye, autoritetet po hetojnë edhe pista të tjera, veç asaj të hakmarrjes. Ngjarja ndodhi mesditën e te shtunes në lokalin në...
Burimi:
vizionplus.tv