Sherr në lokalin e njohur në Sarandë, goditet Shefi i Krimit të Komisariatit/ 6 në pranga, një tjetër në kërkim

Sherr në lokalin e njohur në Sarandë, goditet Shefi i Krimit të Komisariatit/ 6 në pranga, një tjetër në kërkim

Një konflikt i dhunshëm në një lokal në Sarandë ka përfunduar me gjashtë persona të arrestuar dhe një tjetër të shpallur në kërkim, ndërsa në përleshje është goditur edhe Shefi i Hetimit të Krimit të Komisariatit të Sarandës. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20 të mëngjesit të 16 gushtit, në rrugën “Butrinti”. Shefi i Hetimit, nënkomisar M. B., po kalonte me automjet kur ka parë përplasjen mes rojeve të sigurisë së lokalit dhe disa personave. Ai ka ndaluar dhe është prezantuar si punonjës policie, duke tentuar të qetësojë situatën. Por konflikti është përshkallëzuar dhe efektivi është goditur me grushte. Pas rreth një minute, në vendngjarje kanë mbërritur forcat “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, duke ndërhyrë për të ndalur përleshjen. Në vijim të hetimeve, në pranga...