Krijuesit e rinj të Ballkanit sjellin zërat e tyre në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Krijuesit e rinj të Ballkanit sjellin zërat e tyre në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Sarajeva është shndërruar edhe këtë vit në një pikëtakim të rëndësishëm për industrinë e filmit, por kësaj radhe vëmendja është përqendruar te brezi i ri i krijuesve që po formësojnë të ardhmen e kinemasë në Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të Festivalit të Filmit në Sarajevë, më shumë se dhjetë studentë dhe autorë të rinj nga rajoni janë mbledhur në Forumin Studentor, një program që synon të krijojë ura bashkëpunimi, shkëmbimi idesh dhe mundësi të reja profesionale. Nisma organizohet nga projekti “Laboratori Rinor i Ballkanit Perëndimor”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në partneritet me Festivalin e Filmit në Sarajevë. Përmes këtij programi, pjesëmarrësit kanë mundësinë të prezantojnë punën e tyre, të ndjekin diskutime dhe punëtori profesionale, si...