“Vajzë Fest 2026”, ndërthurje e sportit dhe kulturës në Amantia

“Vajzë Fest 2026”, ndërthurje e sportit dhe kulturës në Amantia

“Vajzë Fest 2026” u çel në 14 gusht me Flakën Olimpike dhe vijoi me një spektakël sportiv në Parkun Arkeologjik të Amantias, duke sjellë një atmosferë të mbushur me energji, sport dhe pasion. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot momente nga ceremonia e hapjes së këtij aktiviteti që zhvillohet në datat 14-16 gusht në parkun arkeologjik të Amantias.  “Vajzë Fest 2026 u ndez me Flakën Olimpike dhe vazhdoi me spektakël sportiv!Disiplina të ndryshme, sportistë plot energji dhe një atmosferë që kishte vetëm një ritëm: Full Power! E gjitha mes historisë dhe trashëgimisë së Amantias, ku sporti, kultura dhe rrënjët tona u bashkuan në një festë të vetme. Sport, energji, kulturë, pasion, adrenalinë”, tha Gonxhja. Sportistë nga disiplina të ndryshme dhe pjesëmarrës të...