Zjarret në Greqi/ Gjendet i vdekur çifti i të moshuarve! Tetë persona të tjerë të lënduar

Zjarret në Greqi/ Gjendet i vdekur çifti i të moshuarve! Tetë persona të tjerë të lënduar

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Salaminën në Greqi, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Gjatë operacioneve për shuarjen e flakëve janë gjetur dy trupa të pajetë, të cilët dyshohet se i përkasin një çifti të moshuarish. Ata raportohet se kanë mbetur të bllokuar në zonën e Peristerit, pranë vatrës së zjarrit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke kaluar nga zonat pyjore drejt banesave. Autoritetet njoftuan se alarmi për zjarrin u dha në orën 14:43, ndërsa vetëm pak minuta më vonë situata doli jashtë kontrollit. Aktualisht janë aktive dy fronte zjarri, ndërsa Salamina është përfshirë në zonat me rrezik shumë të lartë për zjarre, në Kategorinë 4. Përveç dy viktimave, tetë persona kanë pësuar djegie si pasojë e flakëve. Dy...