VIDEO/ Balliu: Policia e pushtetit terrorizon qytetarët në Sarandë, hetim urgjent
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar për incidentin e ndodhur në Sarandë, duke ngritur akuza të forta ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit. Në një reagim në rrjetet sociale, Balliu thekson se shefi i krimeve Mateo Bakalli, fillimisht i veshur civil, ka përshkallëzuar situatën, ndërsa një efektiv i “Shqiponjave” dyshohet se ka nxjerrë armën në prani të qytetarëve. Balliu kërkon hetim urgjent ndaj Bakallit dhe efektivëve të përfshirë, si dhe ndëshkim nëse akuzat konfirmohen. Ai e cilëson ngjarjen si tregues të degradimit të Policisë së Shtetit dhe keqpërdorimit të autoritetit shtetëror. Reagimi i plotë: POLICIA E PUSHTETIT KA DALË JASHTË KONTROLLIT, VË NË RREZIK JETËN E QYTETARËVE Nga ngjarja në Sarandë po dalin informacione tejet shqetësuese. Sipas dëshmive, shefi i krimeve Mateo Bakalli, fillimisht...
Burimi:
syri.net