‘Të bashkohemi për Shqipërinë’/ Protestuesja nga diaspora: Bashkimi dhe rezistenca, e vetmja mundësi
Protesta qytetare përballë Kryeministrisë ka hyrë në ditën e 78-të, me kërkesën për largimin e Edi Ramës nga pushteti. Nga podiumi, një protestuese nga diaspora në Gjermani kritikoi qeverinë për ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura, duke e akuzuar se po dëmton natyrën dhe po nxit shpopullimin e vendit. Ajo tha se diaspora po punon për një nismë për referendum dhe bëri thirrje për bashkim përtej përkatësive partiake. “E vetmja mundësi për zhvillim dhe për të pasur Shqipëri në të ardhmen është bashkimi dhe rezistenca”, u shpreh protestuesja. Protestuesja: Jam pjesë e diasporës në Gjermani. Dua të falënderoj gjithë Gjermaninë dhe Evropën për mbështetjen që i ka dhënë kësaj proteste, pikërisht sepse një nga faktorët kryesorë është dëmtimi i natyrës që po i bëhet globit,...
Burimi:
syri.net