VIDEO/ Torturë turistike: Aksi Shëngjin – Lezhë kthehet në makth për turistët, orë të tëra në trafik

VIDEO/ Torturë turistike: Aksi Shëngjin – Lezhë kthehet në makth për turistët, orë të tëra në trafik

Mijëra pushues dhe turistë po përballen me trafik të rënduar në aksin Shëngjin–Lezhë, ku kolonat e gjata të automjeteve kanë shkaktuar pritje prej orësh. Fluksi i madh i automjeteve ka ardhur si pasojë e largimit masiv të pushuesve nga zona e plazhit. Situata është veçanërisht e vështirë për familjet me fëmijë, të cilat po detyrohen të qëndrojnë për orë të tëra në trafik.