78 ditë revoltë, mbyllet protesta e sotme, qytetarët paralajmërojnë vijimin e aksionit
Protesta e 78-të radhazi në Tiranë është mbyllur mbrëmjen e kësaj të diele, pas disa orësh tubim, fjalimesh dhe marshimi në rrugët e kryeqytetit. Kjo protestë u karakterizua nga një pjesëmarrje e konsiderueshme e shqiptarëve të diasporës, të cilët iu bashkuan tubimit para Kryeministrisë dhe përcollën mesazhet e tyre kundër qeverisë. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa pas fjalimeve vijuan marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, nën thirrje kundër qeverisë. Në përfundim të tubimit, qytetarët nisën të shpërndahen, duke shënuar mbylljen e ditës së 78-të të protestave. Organizatorët kanë bërë të ditur se aksioni qytetar do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.
Burimi:
syri.net