300 vende të reja pune në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit!
Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për konkurrim, për 300 vende për të rinj dhe të reja në rolin zbatues ‘Patrullë e Përgjithshme’. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, i cili u ka bërë thirrje të rinjve që dëshirojnë t’i bashkohen Policisë së Shtetit dhe të zgjedhin një profesion në shërbim të sigurisë së vendit, që të aplikojnë. Sipas njoftimit të ministrit Lamallari, procesi i konkurrimit do të udhëhiqet nga parimet e meritës, shanseve të barabarta, transparencës dhe integritetit. “Për të rinjtë që duan të jenë pjesë e një Shqipërie europiane, moderne dhe të sigurt, uniforma është një mundësi për të kontribuar me dinjitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e ministrit.Aplikimet do të jenë të hapura nga 17...
Burimi:
sot.com.al