Divjaka 17 ditë në protestë kundër bashkimit me Lushnjen/ Qytetarët: Historia dhe tradita kundërshtojnë reformën

Divjaka 17 ditë në protestë kundër bashkimit me Lushnjen/ Qytetarët: Historia dhe tradita kundërshtojnë reformën

Qëndresa e Divjakës ka hyrë në ditën e 17 në sheshin kryesor të qytetit. Divjakasit protestojnë kundra reformës territoriale administrative që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre me Lushnjen dhe sipas tyre nuk ka asnjë arsye dhe nuk plotësohet asnjë kusht që kjo të ndodhë. Protestuesit që e morën fjalën mbrëmjen e 17 të protestës kanë bërë thirrje për mbështetje më të madhe nga ana e qytetarëve dhe e elitës së Divjakës për të qenë në shesh më shumë dhe për t’i treguar ideatorëve të kësaj reforme se e kanë politike këtë shkrirje. Historia, tradita, identiteti dhe kapacitetet ekonomike flasin të gjitha kundra reformës! Marshimi i përnatshëm në rrugët e qytetit mbylli edhe ditën e 17 të protestës së divjakasve kundra shkrirjes së bashkisë së...