Sherr mes protestuesve para Kryeministrisë, përplasen fizikisht 2 grupe të ‘Flamingove’

Sherr mes protestuesve para Kryeministrisë, përplasen fizikisht 2 grupe të ‘Flamingove’

Sot, në ditën e 78-ë të protestës së zhvilluar në Tiranë kundër qeverisë, ka pasur përplasje të forta mes disa personave në sheshin para Kryeministrisë. Në pamje duken 2 grupe protestuesisht, mes të cilëve edhe figura të njohura, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin. Në sherr përfshihen edhe persona të tjerë që përpiqen të qetësojnë situatën. “Qetësohu mo se jena me fëmijë aty o shok”, dëgjohet të thotë një prej protestuesve. “Ore na ka rënë neve or shok”, dëgjohet të thotë një tjetër protestues.Tensionet vijnë në një moment kur numri i protestuesve ka pësuar rënie të ndjeshme dhe kur ende nuk është identifikuar qartë një trupë drejtuese (pasi ka grupime të ndryshme që pretendojnë se udhëheqin turmën). Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë raportuar edhe...