Fan Noli dhe jehona e një shpirti të trazuar, “Anës Lumenjve
Një nga poezitë më të fuqishme të letërsisë shqiptare, ku revolta, dhimbja dhe shpresa për ndryshim përplasen në vargje të fuqishme. Arratisur, syrgjynosur,rraskapitur dhe katosurpo vajtonj pa funt, pa shpresë,anës elbë-s, anës spree-së.Ku e lam’ e ku na mbeti,vaj-vatani e mjer mileti,anës detit i palarë,anës dritës i paparë,pranë sofrës i pangrënë,pranë dijes i panxënë,lakuriq dhe i dregosur,trup e shpirt i sakatosur. Se ç’e shempnë derbederët,mercenarët dhe bejlerët,se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,se ç’e pren’ e se ç’e vranë,Ç’e shkretuan anembanë,nënë thundrën e përdhunësanës vjosës, anës bunës. Çirem, digjem i vrerosur,sakatosur, çarmatosur,as i gjall’, as i varrosur,pres një shenj’ e pres një dritë,pres me vjet’ e pres me ditë,se ç’u tera, se ç’u mpaka,se ç’u çora, se ç’u mplaka,lark prej vatrës dhe prej punës,anës rinit,...
Burimi:
kultplus.com