Woodstock, festivali që tejkaloi muzikën dhe u bë simbol i një epoke
Më 15 gusht 1969 nisi në Bethel të Nju Jorkut një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së muzikës moderne. Edhe pse sot jemi një ditë pas përvjetorit, Woodstock mbetet një ngjarje që meriton të kujtohet përtej datës në kalendar, pasi ndikimi i tij vazhdon të ndihet edhe dekada më vonë. Woodstock Music and Art Fair, i njohur thjesht si Woodstock, mblodhi qindra mijëra njerëz në një fermë të Nju Jorkut, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara përjetonin protesta, trazira sociale dhe kundërshtime të forta ndaj Luftës së Vietnamit. Për tre ditë, muzika u shoqërua me një atmosferë të pazakontë solidariteti dhe lirie. Reshjet e shiut, balta, mungesa e ushqimit dhe vështirësitë logjistike nuk e ndalën turmën, por u bënë pjesë e historisë...
Burimi:
kultplus.com