Kurti i dorëzon flamurin ekipit të Kosovës për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Kurti i dorëzon flamurin ekipit të Kosovës për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dorëzuar flamurin shtetëror ekipit që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, në Itali. Gjatë ceremonisë, Kurti u shprehu sportistëve mbështetjen e tij, duke theksuar se pas çdo medaljeje, fitoreje dhe ngritjeje të flamurit të Kosovës në arenat ndërkombëtare qëndrojnë vite pune, sakrifice, disipline dhe besimi. “Sportistët tanë kanë dëshmuar se, pavarësisht madhësisë së vendit, mund të kemi rezultate të mëdha. Në garat më të rëndësishme ndërkombëtare, ata kanë bërë që emri i Kosovës të dëgjohet, flamuri shtetëror të valëvitet dhe himni të intonohet me krenari”, tha Kurti. Ai tha se përfaqësimi në Taranto përbën një tjetër mundësi për një brez të ri sportistësh që ta përfaqësojë Kosovën përmes talentit, angazhimit dhe...