Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike përditësimin më të fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Deri në orën 20:00 të datës 16 gusht 2026, në territorin e Shqipërisë janë regjistruar 27 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 4 janë në monitorim. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 487 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre janë vendosur edhe 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Vatrat kryesore aktive vijojnë të jenë në Dajt, Gurë-Lurë, Qafë Helmes, Bruç, Lufaj, Fushë-Lajë dhe Rrjoll. Në Dajt ndërhyrja vijon me 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Gurë-Lurë...