Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Ukraina ka kryer një nga sulmet më të mëdha me dronë ndaj Rusisë që prej fillimit të luftës, duke lëshuar qindra mjete ajrore pa pilot në disa rajone ruse. Sipas autoriteteve ruse, të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në sulmet, ndërsa Ministria e Mbrojtjes në Moskë pretendon se ka rrëzuar 822 dronë ukrainas gjatë natës. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se rreth 600 dronë ishin drejtuar drejt kryeqytetit rus, ndërsa një pjesë e tyre u neutralizuan mbi rajonin e Moskës. Në një nga incidentet, një 83-vjeçar humbi jetën pasi një dron goditi një banesë private. Sulmet shkaktuan gjithashtu dëme në disa zona. Në Podolsk, një magazinë në pronësi të kompanisë ruse Wildberries u përfshi nga zjarri, ndërsa në rajonin e Rostovit, një sulm...