Zjarr në aeroportin Malpensa, merr flakë karroca me bagazhe pranë avionit të British Airways
Bota E Diel, 16 Gusht 2026 20:49 Një incident është regjistruar mesditën e sotme në aeroportin Malpensa të Milanos, ku një karrocë për transportin e bagazheve ka marrë flakë në platformën e Terminalit 1. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, teksa karroca, në pronësi të kompanisë së shërbimeve tokësore Aviapartner, po përdorej për ngarkimin e bagazheve në pjesën e poshtme të një avioni të British Airways, me destinacion Londrën. Sipas raportimeve të mediave italiane, dyshimet paraprake janë përqendruar te mbinxehja e një baterie litiumi që ndodhej në një prej valixheve. Nga karroca u ngrit papritur një sasi e madhe tymi, duke alarmuar stafin e aeroportit. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe arritën të vënë situatën nën kontroll brenda pak minutash. Flakët mbetën të kufizuara në karrocën e bagazheve...
Burimi:
kohajone.com